Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Presidenti Meta përgëzoi kryeministrin Zaev për hapat pozitiv që ka bërë Maqedonia si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses.
Meta gjatë takimit me Zaev në Shkup theksoi se Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit. Meta-Zaev theksuan rëndësinë e forcimit të përpjekjeve në rrugën e reformave për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm me Bashkimin Europian.
Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë, Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një shoqërie multietnike me të drejta dhe trajtim të barabartë për qytetarët e saj./abcnews.al