Meta takohet me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit

schedule15:03 - 19 Shtator, 2018

schedule 15:03 - 19 Shtator, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Elisabeth Millard. Gjatë takimit bashkëbiseduesit vlerësuan  rëndësinë e ecurisë së reformave për forcimin e shtetit të së drejtës me qëllim konsolidimin e ligjit dhe integrimin europian.

Kreu i shtetit theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin gjithashtu pjesë e diskutimit gjatë të cilit presidenti Meta ka theksuar rëndësinë e finalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që garanton perspektivën europiane dhe konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Referendumi në shtetin fqinj Maqedoni është pjesë e rëndësishme, sipas presidentit Meta dhe zëvendës sekretares amerikane të Shtetit Millard për të ardhmen europiane të rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!