Meta takohet me Lajçak në Prishtinë: Dialogu Kosovë-Serbi të shkojë përpara

schedule13:27 - 26 Nëntor, 2021

schedule 13:27 - 26 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta është takuar në Prishtinë me përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Meta shprehet se Shqipëria mbështet procesin e dialogut duke vlerësuar se tashmë është koha për një marrëveshje reciproke mes dy vendeve.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak.

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkruan Meta. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!