Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar edhe me kryetarin e parlamentit atje, Gordan Jandroković.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shprehet Meta në rrjetet sociale.
Gjithashtu ai thotë se është i lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci përfaqësohet në Kuvend me deputeten Ermine Lekaj Prljaskaj.
“Një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”, thotë Meta për deputeten.
Më herët, kreu i shtetit u takua edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviç, ku u diskutua mbi marrëdhëniet tradicionale dhe politike mes dy vendeve./abcnews.al