Meta takime intensive, Yuri Kim dhe ambasadorët e BE në presidencë

schedule11:02 - 21 Maj, 2020

schedule 11:02 - 21 Maj, 2020

Paraditja e kësaj të enjteje ka qenë intensive për Presidentin.

Meta ka zhvilluar takime me kreun e demokratëve Lulzim Basha dhe aleatët.

Më tej në Presidencë sapo ka përfunduar dhe një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Burime për ABC News kanë njoftuar se Kim ka zhvilluar një takim me disa nga këshilltarët e Presidencës.

Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, kreu i shtetit ka shprehur shqetësim të thellë për shembjen e teatrit dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti ka informuar për një platformë për përpjekjet në integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë mësohet se Meta do të presë në takim edhe ambasadorët e BE në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!