Meta takim me strukturat e gruas së PL në Tiranë: Gratë dhe nënat ikin se nuk mund të jetojnë këtu

schedule18:49 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:49 - 6 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një takim me strukturat e gruas të partisë në Tiranë.

Meta vuri në dukje largimin e grave dhe vajzave nga vendi dhe mundësitë e pakta që ofrohen për to, ndërsa bëri thirrje që Shqipëria të bëjë aq sa bën rajoni e të lërë pas statistikat e errëta.

“Takojmë gra dhe nëna që ikin se thonë se nuk mund të jetojnë këtu, se nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse.

Nuk besoj se do të bëjmë për gratë për nënat në vajzat në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, që kanë një demokraci shumë solide, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, aq sa bëhet në Serbi e Bosnje Hercegovinë.

Nuk ka statisitka më të errëta, një vend ku në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet se nëse do të rriteshin do ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa, jo vetëm në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të njerëzve që nuk jetjojnë më, siç e keni parë”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!