Meta takim me ekspertë: Të forcohet bashkëpunimi me institucionet për përballimin e situatës

schedule17:04 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 17:04 - 2 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në Presidencë priti një përfaqësi profesorësh dhe ekspertësh të instituteve universitare, lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti.  Kreu i shtetit u kërkoi ekspertëve që të forcojnë bashkëpunimin me institucionet por edhe të angazhohen për të informuar dhe qetësuar qytetarët që janë traumatizuar nga tërmeti.

Meta bën me dije se kanë rënë dakord që të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!