Kuvendi voton sot për gjyqtarët e Kushtetueses, rikthehet përplasja me Metën

schedule09:37 - 11 Nëntor, 2019

schedule 09:37 - 11 Nëntor, 2019

Sot Kuvendi pritet të votojë listën për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila ka risjellë në vëmendje përplasjen me Presidentin e Republikës, i cili tha se vijimi pa miratimin e tij përbën shkelje të Kushtetueses.

Ndërkohë, në një lidhje live me studion e Abc News, gazetarja Esiona Konomi shpjegoi se seanca e sotme është e para që do të testojë raportin mes opozitës parlamentare dhe maxhorancës pasi kësaj të fundit i duhen 84 vota për të votuar listën e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

Javën e shkuar, KED publikoi në Fletoren Zyrtare listën e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pavarësisht kërkesës për të mos vijuar sipas tij me renditjen në fjalë pasi përbente shkelje te ligjit.

Megjithatë, KED e bëri fakt të kryer duke bërë që Meta të reagojë sot kur Kuvendit i duhet të zgjedhë.

Në reagimin e tij Meta sulmon KED-in ndërkohë që i kujton Kuvendit se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër nëntë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

KED sfidon Metën: Bën fakt të kryer listën e kandidatëve për Kushtetuese

“Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED”, shkruan Meta duke theksuar se Kuvendi duhet të tregojë përgjegjësi.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta

Kuvendi do të mblidhet sot për të zgjedhur dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për vakancat e shpallura më datë 12 shkurt 2018 dhe 4 mars 2018.

Një reagim nga ardhur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili shprehet se Kushtetuta e ka përcaktuar qartë proceduren se si kryhen emërimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë! Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë”, shprehet Meta.

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë! Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!/abcnews.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2601856223193968/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!