Meta: Struktura për mbrojtjen e votës e drejtë legjitime e opozitës, Rama stisin konfliktin e djeshëm

schedule20:02 - 22 Prill, 2021

schedule 20:02 - 22 Prill, 2021

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Elbasan ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, aktivist i PS. Meta tha në “6+1 Vlora” se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të policisë, gjë që tregon se kemi një shtet të kapur nga krimi.

Ndalur tek krijimi i strukturës së PD për mbrojtjen e votës, Meta e konsideroi një të drejtë legjitime të opozitës, në kushtet kur sipas Damian Gjiknuri në vend që të ishte në burg sot është kandidat për depuet.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne praninë e policisë, që tregon se ky është nje shtet i kapur nga krimi.

 

Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejte legjitime e opozitës, ne kushtet kur Damiani në vend që të ishte sot në burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojnëme manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve.  Për ketë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do ndëshkohet në mënyrën më shembullore më 25 Prill”, deklaroi Meta./mv.abcnews.al