Meta: Shqipëria nuk duhet të jetë asnjë sekondë pa ministër të jashtëm

schedule08:32 - 8 Janar, 2019

schedule 08:32 - 8 Janar, 2019

Presidenti i Republikës e ka argumentuar mosshkarkimin e Ditmir Bushatit me faktin se vendi i ministrit të jashtëm nuk duhet të mbetet për asnjë sekondë bosh. Kreu i shtetit tha se po merr kohë për verifikimin e emrave të rinj të propozuar nga kryeministri për ministra të kabinetit qeveritar.

“Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues. Në këtë drejtim besoj se u përgjigja menjëherë në lidhje me ministrat, pra me dekretimin e lirimit të tyre, përveç ministrit të Jashtëm, dhe me emërimin e të gjithë deputetëve apo figurave të njohura politike në post ministri, të cilët për arsye të pozicioneve të tyre publike, i kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.

 Lidhur me pjesën tjetër, ata që janë emra të rinj, kanë nevojë t’u nënshtrohen verifikimeve përkatëse. Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OSBE-së, për procese të integrimit europian dhe për çdo gjë tjetër. Dhe mendoj se Shqipëria nuk duhet të jetë për asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!