Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta shpjegon pse doli sot me maskë: Isha për ngushëllim te bashkëmoshatari im

schedule13:31 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:31 - 13 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për mediat deklaroi se është humbur kontrolli ndaj pandemisë. Kreu i shtetit tha se dje ka bërë një ristrukturim të kabinetit, ndërsa shtoi se vëmendja do të jetë tek situata aktuale.

Meta tha para gazetarëve se pak më parë ishte për ngushëllim tek një bashkëmoshatar i tij.

Dje kam bërë edhe për shkak të dorëheqjes së zotit Shaqiri një riorganizim të kabinetit të Presidentit. Dua të falënderoj zotin Panariti që pranoi ë drejtojë kabinetin. Përballimi i pandemisë do të jetë prioritet kryesor. Vëmendja e të gjithëve duhet të jetë te pandemia, sepse është humbur kontrolli ndaj pandemisë.

U vonova se isha për një ngushëllim tek një bashkëmoshatar i im. Nesër do më duhet të shkoj prap te të tjerë. Telefonat tregojnë një ritëm të lartë të të prekurve. Prandaj sugjerimet e mia kanë qenë prej kohës, që në valën e parë. Kam bërë përpjekjet më të mira. Ju e dini kush e prishi paktin me shkatërrimin kriminal të teatrit në kulmin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk është koha për të bërë tendera, apo miratuar PPP”, tha Meta.

LEXO EDHE: Meta: Korrupsioni nuk kryhet më në dorë, por votohet ditën për diell në Kuvend

Ndërkaq, kreu i shtetit u paraqit sot për herë të parë me maskë, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse është kjo një reflektim nga ana e tij. Lidhur me këtë, Meta tha se edhe nëse është reflektim është pozitive, por sipas tij nuk  të bëjë me spekulimet e kryeministrit.

“Unë e kam pasur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë. Por në momente aktuale për të mos lënë asnjë detyrim për spekulim ja i detyruar të mbaj maskën dhe u bëj thirrje të gjithëve të mbajnë maskën. Kjo nuk ka të bëjë me spekulime e kryeministrit. Ai na mbushi mendjen tre muaj se maska ishte e pavlerë dhe tani ka dalë në këtë variant dhe kjo është pozitive. Duhet të bëjë çdo gjë që qytetarët të kenë maska. Nëse ju e shikoni si reflektim timin është pozitive”, tha ai, ndërsa shtoi se opozitës i jep notën 10.

“E ftoj qeverinë të reflektojë se dhe unë reflektova e vura maskën. E vlerësoj opozitën me notën 10. Nuk mund të bënte më shumë edhe të ishte në qeveri”, deklaroi Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!