Meta shpall “të padëshiruar” ambasadorin Borchardt

schedule15:40 - 18 Nëntor, 2019

schedule 15:40 - 18 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchadt, nisur nga fakti se ky i fundit ka kundërshtuar dekretin e presidentit për zgjedhjet vendore dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit  disa protestuesve.

Sipas shkresës së publikuar nga Presidenca ky njoftim i është drejtuar zzyrës së asamblesë parlamentare në Kopenhagen, zyrës së prezencës së OSBE në Tiranë si dhe drejtorit të protokollit në Ministrinë e jashtme.

“Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në institucionin e Presidentit pasi Ambasadori i OSBE, Borchardt ofendoi protestuesit dhe vuri në diskutim dekretin për zgjedhjet e qershorit”, thuhet në shkresën e Presidencës.

Ambasadori i OSBE-së, Bern Bochard është shpallur i pa dëshirueshëm në Presidencë. Kabineti i Metës i ka dërguar një letër selisë qendrore të OSBE-së, duke i argumentuar se ky vendim vjen pasi Bochard vuri në diskutim dekretin e Metës për 30 qershorin, si dhe ju tregoi gishtin e mesit shqiptarëve.

Bern Bochard nuk do të hyjë më në Presidencë, të paktën për sa kohë ky institucion të drejtohet nga Ilir Meta. Kupa duket se është mbushur në 13 tetor, kur ambasadori j’u bëri këtë gjest protestuesve të Astirit.

Kreu i shtetit ka marrë vendimin drastik, dhe j’ua ka komunikuar atë tre institucioneve: Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ-së.

“Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

Në dokument, mungon firma e Metës dhe ajo është vulosur nga Sekretari i Përgjithshëm.

Menjëherë pas kësaj letre, në presidencë ka shkuar një delegacionin i zyrës së OSBE-së në Tiranë, por pa ambasadorin Boshard.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!