Meta rrëfen sekretin e vjetër: Si u futa në burg fshehurazi për të takuar Nanon

schedule08:40 - 20 Janar, 2022

schedule 08:40 - 20 Janar, 2022

Ilir Meta ka zbuluar një sekret, që tha se e ruante që nga viti 1994. Ai tregoi në “Opinion” se në vitin 1994 kishte hyrë fshehurazi në burgun ku ndodhej ish-kryeministri Fatos Nano.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti për më tepër detaje, por Meta nuk i ndau me publikun, duke kërkuar që ta linin me aq atë temë.

Biseda

Ilir Meta: Ilir Meta ka vetëm një aleancë, në koherencë të plotë me Ilir Metën e ’94-s. Që kur Partia Socialiste në atë kohë donte të bojkotonte referendumin e doktorit të madhërishëm…

Blendi Fevziu: Po, po e mbaj mend.

Ilir Meta: Jo, s’pranova, më thirri Nano në burg mua, hyra fshehurazi në burg, ç’a të të them, histori.

Blendi Fevziu: Hyre fshehurazi?

Ilir Meta: Hyra fshehurazi, me Rexhinën e me njerëz.

Blendi Fevziu: Domethënë ai sistemi kontrollues i doktorit paska qenë i dobët.

Ilir Meta: Tani ata që na futën ne e kë parasysh.

Blendi Fevziu: Si hytë fshehurazi në burg?

Ilir Meta: Tani lëre këtë muhabet.

Blendi Fevziu: Me ambulancë?

Ilir Meta: Po se thonin na bojkoton Ilir Meta, orë ç’është budallallëk.

/ Opinion

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!