Meta refuzon Borchardt në Presidencë, Kryemadhi: Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht!

schedule15:58 - 18 Nëntor, 2019

schedule 15:58 - 18 Nëntor, 2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në bashkëbisedimin me gazetarët deklaroi se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje të krizës dhe se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjin. Pas rikthimit nga vizita e saj në SHBA, Kryemadhi tha se vjen me një lajm të mirë për shqiptarët, duke theksuar se vendi ka vëmendjen e Uashingtonit.

Ajo që është e rëndësishmë dhe që dua të theksoj është situata e rëndë politike, por Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit”, tha Kryemadhi.

Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qendrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndeshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë te perfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të veçanta për mua.

Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetesim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar.

E gjithë Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit, na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Kryemadhi gjithashtu u ndal çështja e Gjykatës Kushtetuese.

“Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të përfundohet sa më shpejt, nuk duhet humbur më kohë, ngritja e saj është një garanci madhore . Shqipëria ka një të ardhme në Bashkimin Evropian”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u ndal tek kreu i KED, Ardian Dvorani duke theksuar se është i kapur nga mazhoranca.

Monika Kryemadhi, teksa u pyet për deklaratën e Presidentit, se “Bernd Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë”. “Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht dhe për ata që përfaqëson ai”, kështu tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!