Meta refuzoi pjesëmarrjen, Bushka: Presidentit mund ti kërkohet ardhja me forcë

schedule12:27 - 24 Maj, 2021

schedule 12:27 - 24 Maj, 2021

Sekretarja e Komisionit Hetimor për Metën, Klotilda Bushka i është përgjigjur presidentit në lidhje me refuzimin e dytë për tu paraqitur në komision.

Bushka në fjalën e saj para komisionit është shprehur se Kuvendi është legjitim dhe se kreu i shtetit mund të merret me forcë.

LEXO EDHE: Sot afati i fundit për tu paraqitur në Komisionin hetimor, Meta i përgjigjet Kuvendit: Nuk keni legjitimitet

“Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!