Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës në Drejtësi.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nëse reforma në Drejtësi vijon të jetë e kapur kush do e luftojë korrupsionin.
Ndër të tjera ai thekson se për të vërtetuar kapjen e reformës në drejtësi mjafto që të shikojmë aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?
Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”, shkruan Meta. /abcnews.al