Meta reagon për tragjedinë e familjes në Bulqizë: Thellësisht i tronditur!

schedule16:34 - 14 Shkurt, 2020

schedule 16:34 - 14 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta reaguar për tragjendinë e ndodhur në familjen Tola ditën e sotme në Bulqizë, ku nëna dhe dy fëmijët humbën jetën si pasojë e helmimit nga gazi.

Kreu i shtetit shprehet i tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa uron shërim të shpejtë për vajzën tjetër të familjes, e cila ndodhet në spital.

Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.

3 pjesëtarët e familjes humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda banesës së tyre. Ata u gjetën pajetë nga një afërme e tyre e cila menjëherë njoftoi ambulancën për ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, në Ostrem të Bulqizës, në familjen e Ylber Tolës. /abcews.al