Meta reagon për konfliktin mes banorëve dhe autoriteteve tek Unaza e Re

schedule21:05 - 14 Nëntor, 2018

schedule 21:05 - 14 Nëntor, 2018

“Presidenti Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.”, kështu e nis reagimin kryetari i shtetit për protestën e banorëve që do u prishen shtëpitë. Presidenti bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Nga ana tjetër kreu i shtetit u bën thirrje institucioneve të zbatojnë ligjin dhe bën të ditur se do marrë nga institucionet përgjegjëse informacion mbi ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje. Presidenti i Republikës thotë në deklaratën për shtyp se të drejtat e liritë janë të sanksionuara në kushtetutë dhe institucionet duhet t’i respektojnë ato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!