Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Qytetarëve u “këputet teli”, kurse shteti akumulon 687 milion euro borxhe për energjinë elektrike

schedule14:17 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:17 - 5 Tetor, 2022

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sasinë e madhe të borxheve që institucionet publike i kanë OSHEE-së në lidhje me energjinë elektrike. Meta shkruan në Facebook se nëse një qytetar nuk paguan energjinë elektrike, atij i ndërpritet shërbimi, ndërkohë që institucionet publike kanë hyrë në një gropë 687 milion euro.

Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.

Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.

Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve”, shkruan Meta në Facebook. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!