Meta: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për taksat

schedule13:39 - 6 Prill, 2018

schedule 13:39 - 6 Prill, 2018

Ilir Meta: “Është e drejtë e çdo qytetari, e çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes qendrore edhe vendore për çdo taksë që paguajnë apo për çdo shërbim që duhet të udhëtohet.”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i referohet protestavet që banorët e Kukësit zhvilluan kundër tarifës për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Kreu i shtetit ishte i qartë në kërkeseë e tij për dialog mes palëve me qëllim që çdo vendim të studiohet mirë para se të ndërmerret.

Ilir Meta: “Ne nuk e kemi luksin as ‘të këpusim një lule’ meqënëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës, dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtimit dhe konfrontimit. Megjithatë shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit dhe besimit dhe respektimit tek institucionet e përbashkëta.”

Ndërsa për aksionin e ndërmarrë nga opoztia për mosbindje civile kreu i shtetit ka këtë mendim.

Ilir Meta: “Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ashtu sikurse maxhoranca duhet të jetë më e interesuar për diagol të qëndrueshëm me opozitën, grupet e interesit, me komunitetet, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë.”

Megjithëkëtë kreu i shtetit nuk mbështet mospagesën e taksave, një thirrje e opozitës kjo drejtuar qytetarëve.

Ilir Meta: “Mendoj se ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari në radhë të parë, por edhe të çdo taksapaguesi. Dhe në këtë drejtim edhe qeveria, por edhe opozita duhet të rrisin bashkëpunimin dhe transparencën në respekt të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, dhe të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tyre, por edhe të taksapaguesve shqiptarë, të cilët mbajnë edhe shtetin, edhe institucionet”.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës nuk ka preferuar t’i përgjigjet gazetarëve për lëvizjet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe se pse nuk e ka dekretuar ende e Helidon Bendon në krye të tij./abcnews.al