Meta publikon videon nga Shijaku: Nuk ka rënë bomba atomike, digjen tonelata me plehra dhe helmohen banorët

schedule09:53 - 6 Shtator, 2022

schedule 09:53 - 6 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve, këtë herë me një video të publikuar nga djegia e plehrave në zonën e Shijakut. Meta shkruan se bashkia djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët.

Sipas kreut të PL, kjo ndodh pasi paratë e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, siç e quan ai.

“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.

Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”, shkruan Meta krahas videos së publikuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!