Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të dytë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Këtë herë Meta ka zgjedhur ta publikojë në anglisht spotin për Dvoranin, ku shpjegon edhe njëherë se kreu i KED ka shkelur Kushtetutën.
“Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta në diçiturë./abcnews.al