Meta publikon raportin e plotë për Komisionin e Venecias

schedule18:54 - 16 Shtator, 2019

schedule 18:54 - 16 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një raport të hollësishëm dërguar Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Raporti rreth 50 faqe është publikuar në faqen e institucionit të Presidencës, ku shpjegohen me detaje të gjitha hapat e ndjekura nga kreu i Shtetit për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në konkluzionet e raportit shpjegues Presidenti Meta ka ripërsëritur se, aktet e ndërmarra prej tij, janë marrë në kushtet e një krize të rëndë, të paprecedentë politike, kushtetuese dhe institucionale, ku si e tillë ai vlerësoi se, duhet të ndërhynte  në mënyrë që t’u ofronte palëve, kohë për reflektim dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut politik.

“Duke qenë në këto kushte Presidenti i Republikës është i vetmi institucion kushtetues funksional që ka vullnetin, mundësinë dhe kompetencën ekskluzive kushtetuese për të ndikuar në kapërcimin e krizës”, shkruhet në raportin shpjegues të presidencës drejtuar Komisionit të Venecias.

Raporti i plotë: (Kliko Ketu)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!