Meta publikon foton e Ramës me Merkel: Zbatimi i kushteve të Bundestagut rruga e duhur drejt BE

schedule13:39 - 27 Janar, 2020

schedule 13:39 - 27 Janar, 2020

Pas përfundimit të fjalës së përbashkët në kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama ku Merkel shprehu gatishmërinë e shtetit gjerman për të ndihmuar Shqipërinë si në lidhje me konferencën e donatorëve për procesin e rindërtimit pas tërmetit, ku Merkel konfirmoi pjesëmarrjen e Gjermanisë, edhe në lidhje me nisjen e bisedimeve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Meta ka përshëndetur angazhimin e përsëritur të Merkel për çeljen e negociatave, gjithashtu Meta shkruan se, zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut Gjerman, janë harta më e sigurt e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!