Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, edhe presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, i cili ironizoi planin e kryedemokratit.
Në reagimin e tij shefi i qeverisë e konsideronte planin si një tramvaj me shalqinj që spiqen kurrë, ku Iliri isht makinist, ndërsa Monika faturino.
Kreu i shtetit, shkruan se Rama duhet t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.
LEXO EDHE: Rama ironizon planin e Bashës: Tramvaj me shalqi që s’piqen, Iliri makinist, Monika fatorino
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.
Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.
Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta. e.su./abcnews.al