Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Charls Michel, u prit në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, kreu i shtetit sipas njoftimit për shtyp të presidencës theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli Europian edhe në aspektin e strategjik për vendin tonë e Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, Presidenti i Republikës u angazhua për të bërë progres të mëtejshëm për pesë prioritete kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Gjithashtu kreu i shtetit vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar./abcnews.al