Meta pret eurokomisionerin Hahn: Luftë krimit të organizuar

schedule12:33 - 10 Nëntor, 2017

schedule 12:33 - 10 Nëntor, 2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në takim eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, rast me të cilin theksoi se Shqipëria e konsideron anëtarësimin në BE si një projekt kombëtar strategjik. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi – vlerësoi Meta – duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara. Presidenti kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve europianë të misionit EURALIUS, që asistojnë procesin e reformës, për interpretimin e saktë të legjislacionit, me qëllim që institucionet e reja të drejtësisë të ngrihen shpejt e të jenë të besueshme. Përsa i përket rajonit të Ballkanit, Meta nënvizoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërsa anëtarësimi në NATO i Maqedonisë, sipas Presidentit, do të gjenerojë më shumë siguri për të gjithë rajonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!