Meta pret Ambasadorin e ri të Egjiptit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

schedule10:19 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:19 - 26 Tetor, 2020

Presidentit, Ilir Meta, këtë të hënë ka pranuar letrat Kredenciale nga ambasadori i ri i Egjiptit në vendin tonë, Mohamed Mostafa Heider,si dhe e uroi për detyrën e re që i është ngarkuar.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se në këtë takim është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe të vendeve.

Gjithashtu Meta thekson se në takimin me ambasadorin e ri egjiptian ka vlerësuar lidhjet e vjetra tradicionale historike e kulturore, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, që përbëjnë dhe një bazë të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri, Sh.T.Z. Mohamed Mostafa Heider.

Gjatë takimit, vlerësuam se vizita zyrtare që zhvillova në Egjipt, në shkurt të vitit të kaluar, i ka dhënë një shtytje përpara marrëdhënieve tona dypalshe dhe shpreha bindjen se kemi ende potenciale të mëdha për t’i avancuar më tej ato.

Vlerësova lidhjet e vjetra tradicionale historike e kulturore, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, që përbëjnë dhe një bazë të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Theksova se ne e konsiderojmë Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm në rajonin e Mesdheut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!