Meta: Populli do t’i kthejë legjitimitetin institucioneve në referendumin e 25 prillit

schedule16:31 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:31 - 22 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 22 nëntorin e vitit 1998, ku u miratua Kushtetuta me referendum.

Ndërsa kanë kaluar 22 vite nga ajo ditë, kreu i shtetit është i qartë në mesazhin e tij. sipas Metës, ahstu siç edhe e parashikon neni 2 i Kushtetës, vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit.”, shkruan Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!