Meta përshëndet miratimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni

schedule21:31 - 14 Mars, 2018

schedule 21:31 - 14 Mars, 2018

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shqiptar e cilëson miratimin e këtij ligji në Parlamentin e Maqedonisë si një akt të rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Edhe Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndeti votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe. Ky votim, sipas saj, është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.

Partia Demokratike, thuhet në deklaratë, përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike mbështet një Maqedoni stabël dhe të integruar në strukturat euroatlantike, përfundon deklarata e selisë blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!