Meta: Përpjekjet e mia për të bashkuar vendin u minuan, do i përkushtohem qytetarëve

schedule13:35 - 29 Maj, 2020

schedule 13:35 - 29 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se përpjekjet e tij për të bashkuar vendin në procesin e Integrimit është minuar.

Ai deklaroi se tashmë do të kalojë më pak kohë me Tiranën politike dhe do i përkushtohet Shqipërisë së qytetarëve.

LEXO EDHE: Meta: Me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve

“Pas furtunës që u ngrit javën e kaluar kam bërë transparente përpjekjet e mia për integrimin e Shqipërisë.

 Përpjekjet e mia që ky moment ta gjente vendin më të bashkuar u minua.  Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do i përkushtohem Shqipërisë së qytetarëve”, tha Meta./abcnews.al