Presidenti i Republikës Ilir Meta po jep arsyetimet e tij lidhur me emërimet për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Metës, KED shkeli Kushtetutën me radhën e emërimeve. Meta sqaron më tej se është korrekt me veprimet e tij, por kjo ka të bëjë me një rrethanë provokuese nga individë të caktuar të mazhorancës që kanë keqpërdorur kryetarin e KED.
“I është kërkuar KED në kohë që të marri të gjitha masat që të mos vijë në një situatë të tillë, të garantimit të listave që për cdo vakancë të kemi kandidatë të paktën. Jo të vemi në një situatë ku është shumë e qartë ku të gjithë kandidatët janë të paracaktuar dhe mundësia e zgjedhjes është zero. Ka qenë një kërkesë zyrtare që të mos kemi këtë situatë ku u dërgohet në të njëjëtn kohë dy vakanca të ndryshme. Nëse presidenti do kishte vepruar në atë mënyrë, që u përpoq kryetari i KED, është një shkelje e hapur e Kushtetutës por njëkohësisht presidenti mund të akuzohej nga Parlenti që jo vetëm që shkeli kushtetutën por e la parlamentin jashtë mundësive për të zgjedhur. Prandaj jo vetëm Presidenti ka komunikuar me KED shumë më herët se tani apo shumë më herët se KED të dërgonte për presidentin dhe të njëjtat lista i çon për Parlamentin. Por njëkohësisht ka komunikuar edhe me Parlamentin dhe kërkon të sqarohet kjo situatë dhe kërkon të ketë një bashkëpunim në mënyrë që të mos ishim në një situatë të konfliktit kjo vetëm me Kushtetutën.
Të hënën u detyrova të bëj një postim ku i kam thënë Kuvendit ju lutem ju përmbushni përgjegjësinë tuaj, unë e përmbusha timen, ju plotësoni të dytën dhe unë u kam thënë brenda 24 orësh të plotësoj vakancën tjetër. Ata vepruan ndryshe, kjo është përgjegjësi e tyre nuk është e imja dhe unë jam i detyruar të ndërmarr përgjegjësitë e mia në fundkison të Kushtetutës.
Unë jam shumë korrekt sepse kushtetuta thotë shumë qartë se vakancën e parë e plotëson Presidenti, të dytën Parlamenti dhe të tretën Gjykata e Lartë dhe kjo përsëritet dhe radhitja nuk është rastësi është për të ruajtur vetë balancat se si krijohet gjykata Kushtetuese. Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime të njëpasnjëshme se është shkelje e Kushtetutës.
Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese nga individë të caktuar të mazhorancës që kanë keqpërpdorur kryetarin e KED në mënyrë që presidenti të vihej në këtë pozitë që ose të bënte një veprim që do ishte shkelje e Kushtetutës ose të bëjë një interpretim përmes marrëzive të tilla që ty të ka kaluar tani afati. Presidenti nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjedhur se në rast se presidenti do thoshte nuk pranoj të zgjedh asnjë atëherë mund të ecej me atë llogjikë”, deklaroi Meta.