Meta për Bularatin: Hetim transparent e shterues

schedule21:10 - 30 Tetor, 2018

schedule 21:10 - 30 Tetor, 2018

Për ngjarjen e Bularatit ku u vra 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta. Përmes zëdhënësit, kreu i shtetit vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen se kjo është një ngjarje e izoluar, e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke. Presidenti vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Në këtë frymë kreu i shtetit dënon si akt të papranueshëm parullën antisportive e raciste në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, si fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar, që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke. Ngjarje të tilla të izoluara sipas presidentit, duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi, për të frenuar që në nisje pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popullit shqiptar e atij grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!