“Mezi pres të heq kostumin”, Meta: Pas 24 korrikut do garoj në zgjedhje, 25 Prilli ndeshje e shitur

schedule12:19 - 21 Janar, 2022

schedule 12:19 - 21 Janar, 2022

Nga Korça presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në zyrën e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit, më 24 korrik. Ai tha se nuk do i drejtohet Komisionit të Venecias për një tjetër opinion edhe në rast se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Kuvendit.

Pas 24 korrikut, Meta tha se do të kthehet te populli i “2 Marsit” duke shtuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e para që do të zhvillohen pasi të heqë kostumin e presidentit. Ai shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk u fituan nga Rama por u shitën.

“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin.

Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës.

Unë do të kthehem te populli i 2 marsit.  Rama nuk ka fituar. Ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar. Nuk kam asnjë premtim për të bërë sepse nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit. Në zgjedhjet më të para pasi të heq kostumin e presidentit, më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që i shet ndeshjet”, deklaroi Meta.

Meta pyet nga gazetarët se kush është destinacioni që do të promovojë në Korçë, ku u shpreh se blegtorinë në Korçë duhet ca besnikë që ta ruajnë, sepse ndryshe e ha ujku.

Meta: O zot i madh, ca të lësh këtu pa promovuar. Ca është kjo pyetje. Ja prit prit, se kjo është në Dajt në Tiranë (nxjerr fotot nga celulari). Ja shikojë këtu, qarku i Korçës, ja kjo është me dëborë, si ato gratë tek Dimri i Fundit. Blegtorinë duhet ca besnik që ta ruajnë sepse e ha ujku pastaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!