Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish për të mos prekur votën e shqiptarëve.
Në një televizion lokal në Fier, teksa iu bëri apel të rinjve të votojnë për kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes, Meta shprehu bindjen së më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë po së ardhmes europiane të vendit.
Kreu i shtetit tha se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve nuk është metaforik dhe duhet marrë seriozisht.
“Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit.
Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Çdo qytetari i bëj thirrje të rinovoj kartën e identitetit ashtu siç bëri Presidenti.
Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë.
Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar.
Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit
Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka.
Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta.