Meta nxjerr qytetarin: U përndoq nga patronazhistët, e gjobitën për një postim në Facebook

schedule17:26 - 19 Prill, 2021

schedule 17:26 - 19 Prill, 2021

Në konferencën e dytë për media brenda pak orëve Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se një sipërmarrës, Erion Mane kishte denoncuar pranë tij se ishte gjobitur pas një postimi që kishte bërë në Facebook dhe një takimi në Presidencë. Ilir Meta tha se kjo është skandaloze dhe se zanafilla e kësaj janë patronazhistët e PS-së që përndjekin qytetarët. Kreu i shtetit akuzoi edhe drejtorin e Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.

Të dashur sipërmarrës kudo që jeni, fillojmë këtë konferencë shtypi, dhe sikur ua kam thënë cdo 3-4 orë të kemi zhvillime interesante për patronazhanistët.

Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar, ai më thotë, jam Erion Manja nga “Matis Travel”, kam diçka shumë serioze për patronazhistët, sa më për të qeshur dhe qarë, kam disa kohë që biznesi im gjobitet dhe sot zbulova edhe arsyen e vërtetë. I them a ta publikoj me lejen tuaj, pasi nuk e dija nëse është e vërtetë apo provokim.

Më thotë dua të përballem në emision nuk më tremb asgjë. Më thotë jam Erion Mane, nuk kam frikë nga asgjë. Të gjobitesh në 2021 pse ke nxjerrë foton politikanie dhe një shprehje të saj. I them të ka shkruar Gonxhe.

Më thotë është një bisedë mes meje dhe Gonxhes, pasi është drejtori ku varet biznesi im” e prezantoi kreu i shtetit dhe më pas përpara se ti jepte fjalën vetë denoncuesit, kishte një mesazh për Edi Ramën. “Që tani ti (Erion Mane) je në besën time dhe cdo gjë të ndodhë ty e kam personale me Bablokun” tha Meta.

Presidenti tha se sipërmarrësi Erion Mane pas denoncimit është në besën e tij dhe se do ta ruajë një nga truprojat e tij. “Kemi të bëjmë me një person konkret, një njeri…ka edhe shumë të tjerë, do të shikojmë edhe gjëra më të rënda me grabitjen që banda në pushtet u ka bërë të dhënave personale të qytetarëve. Me bindje të plotë u them se kjo është një skemë mafioze, e tipit ‘Gestapo’, cdo qytetar është në survejim, së dyti, cdo qytetar i Republikës është në survejim cfarë bën LIVE, cfarë poston dhe si e poston.

Cfarë tregon kjo që Gonxhe i ka treguar Erionit? Që ky ose do të ndërrojë bindje politike ose do të falimentojë dhe do të detyrohet të largohet nga Shqipëria. Ai drejtori i shtetit… fotografohet cdo postim dhe live dhe shkon në një zyrë qendrore te databaze, dhe mbytet me gjoba arbitrare, do të detyrohet të kërkojë ndihmë dhe ndihma do i jepet vetëm po ndryshoi bindje.

E kuptuat si funksionon? Edhe unë që nesër do të kërkoj hetimin e kësaj cështje, jam shumë i zhgënjyer nga Gonxhe, se gjoja ka qenë edhe student i dhjetorit. Ai tha në një emision se Presidenti ishte horr, pse? Sepse unë nuk duhet të reagoja te zyrat e FRD? Nesër do të bëjmë padi, Erionit që sot do i vendos një nga shoqëruesit e mi të rrijë me të” tha Meta./ db/ Abcnews.al