Meta: Nuk kemi pasur entuziazëm në përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, betejë e pabarabartë

schedule17:49 - 27 Korrik, 2023

schedule 17:49 - 27 Korrik, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se e ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Rrogozhinës, por theksoi se nuk ka pasur entuziazëm për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Erneta Shevroja, Meta u shpreh se e gjithë makineria shtetërore u përqëndrua në Rrogozhinë

Do doja të ndalesha pak edhe te rezultati i Rrogozhinës, zoti Meta. Nuk iu pamë në fushatë.

“Ne kemi bërë, kemi dhënë mbështetjen tonë publike për kandidatin e Rrogozhinës, edhe pse nuk kemi pasur një entuziazëm shumë të madh në përsëritjen e zgjedhjeve. Për arsye sepse dihej që e gjithë makineria shtetërore do të përqëndrohej atje. Rrogozhina është një bashki modeste, presioni ishte shumë i madh për deformimin e votave, siç ishte dhe në 14 maj. Të gjithë e dimë se fituesi i vërtetë i Bashkisë së Rrogozhinës, Rrogozhina ka votuar për Shkëlqim Hoxhën.”

Sipas Metës, beteja ishte e pabarabartë.

Çfarë ndodhi? Nuk punoi mjfatueshëm opozita, të paktën për të mos pasur aq diferencë, nga 21 vota në 1700?

“Unë mendoj se opozita ka bërë gjithçka në një betejë totalisht të pabarabartë dhe në një presion tërësisht kriminal, që ju e keni ndjekur vetë se si kolegët tuaj keqtrajtoheshin nga njerëzit e pushtetit, apo se si fotografohej vota në mënyrë flagrante dhe ndërhyrjet e atyre që duhej të garantonin proces normal, nuk eksiztonin.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!