“Meta nuk ka ku e gjen popullin të shpërndajë parlamentin”, Presidenca: Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!

schedule22:55 - 18 February, 2020

schedule22:55 - 18 February, 2020

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar sonte në një emision televiziv ku ka deklaruar se Ilir Meta nuk ka ku ta gjej popullin për të shpërndarë parlamentin.

Pas kësaj deklarate të Ramës, një status ironik në rrjetet sociale ka ardhur nga zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, paralajmëron kryeministrin Rama, me një fjali në “Facebook”, ku shkruan se;

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, duke nënkuptuar me këtë akuzat e opozitës për lobimin 80 mijë dollarë, që i është ngarkuar biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, për foton e Ramës me Barack Obama, në atë kohë President i SHBA./abcnews.al