“Meta, një koncept më të gjerë se LSI” Fahri Balliu: Amerikanët nuk prekin asnjë qime floku, pa prekur Edi Ramën

schedule22:29 - 17 Shkurt, 2022

schedule 22:29 - 17 Shkurt, 2022

Analisti Fahri Balliu thekson se SHBA nuk do mund të “prekë” askënd, pa “prekur” Edi Ramën.

Sipas Balliut teoria me amerikanët janë bërë të neveritshme, pasi edhe ata janë të gabueshëm, ndërsa shton se Rama duhet të jetë i pari që të japë llogari.

“Teoria me amerikanët është bërë e neveritshme. Ta lëmë ambasadën të bëjë punën e vet dhe të përgjigjet detyrave sipas konventës së Vienës. Është aleat i madh por nuk janë të pa gabueshëm. Ka lobe dhe konjektura. Se shtetet e mëdha bëjnë gabime të mëdha.”

“Ato nuk prekin dot një qime floku tjetër pa futur Ramën në burg. Se askush tjetër nuk ka bërë këtë që ka bërë Edi Rama. Inceneratorët, tenderat sekret, problemi i porteve, borxhi, dhe pa dhënë ky llogari”. tha Balliu.

Ndërkohë duke iu referuar deklratës së Monika Kryemadhit e cila u shpreh që Ilir Meta shikon përtej LSI, Fahri Balliu theksoi se Meta do ta zgjerojë partinë me koncepte më të gjera.

“Nuk do ndodhë me Ilir Metën. Se jemi në orët e para që ky i ka manipuluar amerikanët dhe ka bërë themelin e korrupsionit ndërsa ata i ka përdorur. Po u vjen ora që të lexohet mirë, sidomos me këtë të inceneratorëve. Në këtë kuptim, këto përrallat se do godasin. Janë teori që s’janë të vërtetët. Ilir Meta do ta filloj betejën politike sapo të mbaroj mandati dhe do jetë lojtarë i rëndësishëm. Presidenca e ka bërë më kombëtar. Nuk ka lidhje pse të bashkohet me Saliun. Ndarja është pastrim territori. Do bëjë një koncept më të gjerë se LSI. Do zgjerohet me elementë kombëtar. Ai ka performuar shumë mirë edhe në diasporë” “Është teknike, koncepti do zgjerohet. Do i japi më shumë peshë.” tha Balliu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!