Konsultimet e kreut të shtetit për datën e zgjedhjeve të thirrura këtë të premte do të nisen që në orët e paradites.
Mes krerëve të partive që ka marrë ftesë nga kreu i shtetit, është kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit do të takohet me presidentin në orën 09:30. Data e zgjedhjeve të reja parlamentare pritet të caktohet mes periudhës 30 prill-30 maj.
Kreu i shtetit ka thirrur në takime të veçanta përfaqësuesin e qeverisë, dhe kryedemokratin Lulzim Basha i cili e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Takimet e thirrura
-Shpëtim Idrizi në orën 09:30
-Edi Rama në orën 11:00 (nuk e ka konfirmuar)
-Lulzim Basha në orën 12:00 (e ka konfirmuar)
-Rudina Hajdari në orën 17:30
/m.v. abcnews.al