Si kandidaten me CV më të shkëlqyer e ka cilësuar Meta, Marsida Xhaferllarin të dekretuar sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Presidentit kjo e fundit është edhe më e sulmuara. Ndërkohë pyetjes se gazetarëve se nëse do bëjë betimet e anëtarëve të tjerë, kreu i shtetit tha se nuk merret me thashetheme.
“Unë nuk jam këtu për tu marrë me thashetheme të turpshme që u takojnë vetëm njerëzve jo politikanëve që nuk kanë ansjë lloj dinjiteti. Mos prisni nga unë të merrem me gjëra të tilla. Veprimet e mia ishin të ligjshme
Emri me CV më të shkëlqyer nga kandidatë që janë përzgjedhur nga KED. Është një person tërësisht i diskriminuar dhe duket qartë nga arsyet. Ka marrë vlerësimin zero dhe ka pasur kualifikimin më të lartë nga të gjithë. Këto janë gjëra shumë të qarta. Presidenti nuk merret me këto gjëra. Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme”, tha Meta./abcnews.al