Meta nga Golemi: Shteti të bëjë më shumë për të mbështetur me buxhet komunitetet fetare

schedule15:02 - 10 Janar, 2021

schedule 15:02 - 10 Janar, 2021

Presidenti i republikës Ilir Meta deklaroi nga Golemi se shteti duhet te bëjë më shumë për të mbështetur nga ana buxhetore komunitetet fetare, pasi, sipas tij, kështu shmangen edhe ndikimet e mundshme te varësisë nga faktorë të ndryshëm.

Ai shtoi se duhet të marrë fund problemi i pronave këtë vit.

Meta mori pjesë në promovimin e librit “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimane”, me autor Gëzim Abdushahi, që u zhvillua në xhaminë e Golemit në Kavajë.

Në vlerësimin e tij për librin, Meta tha se ky libër ka një mesazh shume të fuqishëm dhe përbashkues.

Ai ka një liste të gjatë të martirevë klerikë myslimanë, që nga periudha e pavarësisë dhe në vazhdim. Ata nuk e tradhtuan besimin dhe nuk e humbën asnjëherë besimin në Zot dhe Atdhe. /abcnews.al/