Presidenti Ilir Meta këtë fundjave ka zgjedhur që ta kalojë në Berat.
Në këtë vizitë kreu i shtetit ka bërë disa foto me të rinjtë e Beratit në lagjen “Mangalem”.
Gjithashtu përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta ka publikuar një foto me një djalë nga Berati, me sa duket i angazhuar në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, duke e marrë si shembull për një të ardhme më të sigurt.
“Me të rinj profesionistë, si Miltiadhi në fushën e hotelerisë dhe turizmit, Berati ka një të ardhme më të sigurt!”, shkruan Meta./abcnews.al