Meta: Nëse nxjerr dekret për Parlamentin, shpërndaj edhe qeverinë

schedule21:40 - 21 Maj, 2020

schedule 21:40 - 21 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse nxjerr dekret për shpërndarjen e Parlamentit, të njëjtën gjë do të bënte edhe me qeverinë.

“Nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”, u shpreh Meta në “Çim Peka live”.

Presidenti ka argumentuar se Parlamentin mund ta shpërndaje kur të dëshirojë populli. Sipas kreut të shtetit shpërndarja e Parlamentit nuk është e thjeshtë nga ana kushtetuese, por as e vështirë.

“Dakord e shpërndarja Parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje.

Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje”, tha Meta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!