Meta në Skrapar, dekoron dy patriotë të zonës

schedule21:41 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Ideali kombëtar i skraparllinjve ka qenë përherë forcë udhëheqëse në betejat e pafundme për liri dhe pavarësi. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në ceremoninë e dekorimit të dy patriotëve të kësaj zone, Mustafa Kajo Bakiasin–Kapinovën (pas vdekjes) dhe Baba Meleq Staravecka (pas vdekjes).

Nuk është thjesht origjina që e ka çuar në Skrapar Presidentin e Republikës. E sheh të domosdoshme t’i japë vendin e merituar dy patriotëve të zonës.

“Skrapari ka qenë dhe është toka e burrave trima dhe e grave trimëresha, barrikadë e pakalueshme për çdo armik dhe bazë e palodhur e luftërave çlirimtare. Skraparllinjtë e kanë ditur vlerën lirisë dhe i kanë vlerësuar përherë energjitë e pafundme që çliron liria dhe dinjiteti”, tha ai.

Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Riza Cerova”, Presidenti Meta, vlerësoi Mustafa Kajo Bakiasin–Kapinovën (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, si edhe dekoroi me titullin “Naim Frashëri” Baba Meleq Staravecka (pas vdekjes)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!