Meta në qeli/ Dosja e SPAK: Mbështeti, kundrejt përfitimit, Ismailajn të krijonte kontakte me CEZ-DIA si i besuari i qeverisë

schedule13:41 - 22 Tetor, 2024

schedule 13:41 - 22 Tetor, 2024

Në dosjen hetimore që ABC News disponon e që coi në qeli kreun e PL, Ilir Meta, Prokuroria e Posacme pretendon se ka provuar ndikimin e ushtruar nga Meta në cilësinë e ish-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory”, DIA dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, që kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Në dosje thuhet se hetimet kanë provuar se ka qënë shtetasi Ilir Metaj, ai qe i ka sugjeruar CEZ qe te zgjidhte si kontraktor per mbledhjen e borxheve pikerisht shtetasin Kastriot Ismailaj.

Dhe për të këtë, SPAK sjell si provë dëshminë e shtetasit Josef Hejsek dhënë para Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë.

“Nga te dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Meta, ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ  dhe për më tepër të krijonte besueshmëri para tyre si njeri I besuar I qeverisë shqiptare, rrjedhimisht

duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas.’ Thuhet në dosjen hetimore, ku ndër të tjera theksohet se këtë favorizim të shtetasit Kastriot Ismailaj, rezulton se shtetasi Ilir Metaj o ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitikimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!