Presidenti i Republikës ka marrë pjesë në darkën tradicionale zyrtare, që presidenti i SHBA shtron për udhëheqësit politikë, të mledhur në Nju Jork, për të marrë pjesë në sesionin e përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Në foton e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku kreu i shtetit shfaqet me Presidentin Trump e bashkëshorten Melania, shkruhet “I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork Kreu i shtetit ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, me të cilin ka diskutuar mbi mundësitë e hapësirat për të konkretizuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti Meta ka marrë pjesë edhe në Forumin Global të biznesit Bloomberg 2018, të organizuar nga sipërmarrësi i njohur Mike Bloomberg. Me të, kreu i shtetit shqiptar ka diskutuar mbi partneritetin mes biznesit dhe qeverive./abcnews.al