Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë pune në Berat, ku mori pjesë në disa veprimtari me rastin e festave të fundvitit.
Gjatë përshëndetjes në koncertin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, Presidenti Meta çmoi vlerat e Beratit dhe banorëve te tij.
Presidenti i Republikës mori pjesë dhe në hapjen e Panairit të Agrobiznesit dhe Artizanatit në Sheshin qëndror “Teodor Muzaka”.
Me këtë rast u zhvillua edhe Dita e Gatimeve Tradicionale. Më pas, Presidenti Meta së bashku me Kryetarin e Bashkisë përuruan “Sheshin Iliaz Vrioni” duke zbuluar edhe pllakën me emrin e vendosur për nder të kësaj figure të shquar beratase.
Në Sallën e Konferencave të Bashkisë Berat, Meta shpërndau dhurata për 100 nxënës të shkëlqyer të këtij qyteti./abcnews.al