Meta mesazh për shembjen e teatrit: Qytetarët dhe artistët i dhanë zë kauzës edhe pse të tradhtuar

schedule19:25 - 27 Mars, 2022

schedule 19:25 - 27 Mars, 2022

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetësit e kauzës për shembjen e Tetarit Kombëtar. Në Ditën Botërore të Teatrit, Meta shkruan se artistët dhe qytetarët edhe pse nën presione dhe të tradhtuar i dhanë zë me forcë kësaj kauze.

Kreu i shtetit kërkon më shumë vëmendje dhe ndërgjegjësim për të mbrojtur blerat kulturore dhe historike.

“Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë artistëve jokonformistë dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më”, shkruan Meta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!