TIRANË– Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme duke kërkuar lirmin nga qelia.
Ai kërkon që të respektohet dinjiteti i tij dhe që të trajtohet sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor.
Në kërkesën e tij, Meta thekson për sa kohë që kjo “shkelje e dinjitetit njerëzor” vazhdon, ai dhe ekipi i tij juridik nuk do të pranojnë të zhvillojnë seanca gjyqësore.
“Si e tillë, kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore. Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standardit të prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në kërkesën e Metës.
Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ish-Presidenti mbahet në burg që nga tetori i vitit të kaluar, kurse Monika Kryemadhi është me masë sigurie “detyrim paraqitje /abcnews.al

